Luftërat e Trëndafilave
Luftërat e Trëndafilave: Pamje nga Beteja e Tewkesbury nga Gand.Luftërat e Trëndafilave (në anglisht Wars of the Roses) ishte një përleshje e ashpër e karakterizuar nga një dhunë e pazakontë në Angli, gjatë viteve 1455-1485 ndërmjet familjes së Yorkut (trëndafili i bardhë) dhe familjes së Lankastërve (trëndafili i kuq), që përfundoi me hypjen në pushtet e monarkut Tudor, Henri VII. Luftërat e Trëndafilave është emërimi i një serie luftërash civile të zhvilluara në Angli gjatë sundimit të Henrit VI, Eduardit IV dhe Riçardit III, nga viti 1455 deri në vitin 1485. Komandantët ushtarakë të Eduardit III (1312 – 1377) me kalimin e kohës degraduan në statusin e ushtarëve mercenarë, të cilët luftonin zakonisht në shtetet e tjera (Francë dhe Normandi). Këta kalorës, në fillim mbase thjeshtë fshatarë por më pas luftëtarë profesionistë, do të demoralizoheshin shumë shpejtë nga luftërat njëqind vjeçare kundra Francës. Në këto luftëra, me mijëra persona kishin rezultuar të humbur në Angli. Në një situatë të tillë, lordët feudalë përfituan për të përqendruar të gjithë pushtetin në duart e tyre. Këta lordë të pasur e të fuqishëm, ishin ambiciozë kundrejt fronit mbretëror. Ndërkohë, ushtarakët në luftën kundra Francës, mbas kthimit të tyre në atdhe, do të ndikonin të dyja anët me idetë e tyre djallëzore për të shtirë në dorë gjithçka duke përdorur gjithçka. Ameba
AmebaAmeba jeton në ujërat tokësorë, në këneta, në kanale, në ujëra amull. Ajo është përshtatur aq mirë me këtë mjedis, saqë po të futet në ujin e detit, ajo ngordh menjëherë. Ameba e zakonshme nuk ka formë të caktuar. Në çdo moment në pjesët e ndryshme të trupit të saj dalin zgjatime të protoplazmës, të cilat quhen pseudopode (këmbë të rreme), që formohen nga protoplazma. Ameba lëviz me anë të këtyre këmbëve. Në ndërkohë disa këmbë zhduken, kurse të tjerat krijohen vazhdimisht dhe kështu ameba zvarritet shumë ngadalë. Ndërtimi Trupi i amebës së zakonshme përbëhet nga një qelizë e vetme. Është në formë të një mase protoplazmatike, në brendi të së cilës ndodhen bërthama me formë të rrumbullakët, vakuola ekskretuese (tajitëse) dhe vakuola e tretjes. Ameba merr frymë, është e ndieshme dhe shumohet. Në ujërat amullë ndodhen me shumicë alga njëqelizore dhe baktere, të cilat njëherazi përbëjnë ushqimin e amebës. Gjahun ajo e kap në fillim me anë të pseudopodeve e pastaj e fut brenda në protoplazëm. Më vonë përreth algës ose bakterit të futur brenda grumbullohet një lëng tretës. Në këtë mënyrë formohet vakuola e tretjes, ku tretet ushqimi dhe thithet nga protoplazma. Mbeturinat e patretura që paraqesin lëndë të panevojshme grumbullohen në vakuolën e taitjes. Kjo vakuolë kohë pas kohe tkurret, duke nxjerrë jashtë ujin së bashku me lëndët e panevojshme. Frymëmarrjen ameba e bën me tërë sipërfaqen e trupit. Për të vërtetuar bëjmë këtë provë: po të hedhim pak kripë në pikën e ujit, ku ndodhet ameba, kur kripa shpërndahet në gjithë ujin, do të vërejmë se ameba do të mbledhë, shkallë-shkallë, pseudopodet e do të bëhet në formë topthi. ShumimiAmeba shumohet me anë të ndarjes. Në fillim trupi i amebës zgjatet, pastaj ndahet bërthama në dy pjesë dhe në fund ndahet edhe protoplazma. Kështu nga një ameba bëhen dy ameba bija. CistiNë qoftë se keqësohen kushtet e jetesës në ambientin ku jeton ameba, ajo merr formë të rrumbullakët dhe mbështillet me një mbështjellës që quhet cist (kist). Në këtë gjendje ajo qëndron derisa të përmirësohen kushtet për jetesë. Kur krijohen kushtet e volitshme, ameba del nga cisti dhe vazhdon jetën. Ameba e dizenterisëAmeba e dizenterisëDisa lloje të amebave jetojnë në zorrët e njeriut dhe të kafshëve. Do të përmendim amebën e dizenterisë. Ameba e dizenterisë i përngjan amebës së zakonshme, por është më e vogël. Mirëpo kjo amebë është shumë e rrezikshme dhe shkakton sëmundjen e rëndë - dizenterinë, e cila manifestohet me jashtëqitje të shpeshta me gjakderdhje. Njeriu infektohet duke përdorur ushqimin, në të cilën ka ciste të kësaj ameba, ose duke pirë ujë nga burimet e pakontrolluara. Mbrojtja nga Ameba e dizenterisëVeçanërisht duhet të kemi kujdes në pastrimin e duarve, të perimeve, të pemëve etj. Në rast se paraqitet kjo epidemi, patjetër duhet të vlohet uji i pijshëm dhe të merren masa të tjera mbrojtëse. Lloje të ndryshme të gjallesaveZoologjia (gr. ζῷον [zóon],„Kafshë“, „Gjallesë“ dhe λόγος [lógos], „mësim“), ështe nje disciplinë e Biologjisë , që studion gjallesat (Animalia), posaqërisht ato shumëqelizore(Metazoa). Zoologjia kontrollon me metodat e saj shkencore formën dhe ndertimin e trupit (Morfologji, Anatomi), Statistikat e jetës (Fiziologji), Zhvillim-filogjenezë (përfshirë edhe palazoologjinë), Trashigimi (Gjenetika), Marrëdheniet me mjedis (Ekologji), Përhapja (Zoogjeografi) dhe sjellje (Biologjia e sjelljes) të kafshëve dhe krijon një sistematikë të botës shtazore.Shumica e zoologëve e kanë studiuar biologjinë. Por edhe veterinarët, shkenctarët pyjor dhe gjeografët punojnë pjesërisht me zoologjinë.
Degët e zoologjisë
Bleta Herpetologjia(Amfibiet dhe zvarranikët) Bufo periglenes-bretkoca e artë Ihtiologjia(Peshqit) Peshkaqeni i bardhë Lepidopterogjia(Fluturat) Cairns Birdwing, flutura më e madhe në Australi. Mamalogjia(Gjitarë,prf. edhe lakuriqat) Shimpanza. Ornitologjia(Zogjët) Shqiponja e Filipineve.Studimi i zoologjisëShkenca natyrore si fizika,kimiam,matematika(këtu shumica statistikë),botanika dhe mikrobiologjia janë gurëthemel në specializimin e zoologjisë se avancuar(Master).Afërsisht tëgjitha degët e zoologjisë e duan një njohje të mirë të biokimisë dhe biologjisë molekulare.Kjo vlen edhe për lëndet klasike siç janç morfologjia,anatomia,evolucioni dhe taksonomia. -Zoologjia është një lëndë e pasur me aspekte. Elektroni
Elektroni është pjesëz (grimcë) themelore e atomit me ngarkesë elektrike negative qe = -1,6 × 10-19 coulomb (ngarkesë elementare) dhe ka një mase rreth 9,10 × 10-31 kg (0,511 MeV/c²). Elektroni i përket klasës së pjesëzave të quajtura leptone që mendohet të jenë përbërësit themelorë të lëndës (d.m.th. nuk mund të ndahen në pjesëza më të vogla). Së bashku me bërthamën atomike (të krijuar nga protonet dhe neutronet) të rrethuar nga elektronet, elektronet përbëjnë atomet; ato janë përgjegjës për lidhjet kimike. Masa e elektroneve është rreth 1/1836 e neutroneve dhe protoneve. Rryma elektrike në përçues të ngurtë ndodh kryesisht për shkak të lëvizjes së lirë të elektroneve. Elektroni paraqitet zakonisht me shenjën e-. Pjesëza e kundërt me elektronin është pozitroni, që dallohet për nga ngarkesa elektrike pozitive. Historia Brenda një atomi, elektronet rrethojnë bërthamën e protoneve dhe neutroneve në një trajtë elektronesh. Fjala elektron u vendos në vitin 1894 dhe rrjedh nga emërtimi force elektrike të futur nga William Gilbert (Uilliam Gjilbert). Prejardhja e fjalës elektron është greke: ήλεκτρον (elektron), që do të thotë qelibar. Njohuritë mbi elektronin janë ndryshuar rrënjësisht me kalimin e shekujve, ndryshimi me i madh ndoshta është zhvillimi i mekanikes kuantike në shekullin e 20-te dhe ideja e dyzimit (dualitetit) grimce/vale, që nënkupton se elektronet mund të shfaqin vetitë si vale dhe si grimcë (pjesëz). Ndryshimet në fushën elektrike të krijuar nga dallimi i numrit te elektroneve dhe trajtës së tyre në atome përcakton veçorinë kimike të një elementi. Këto fusha luajnë një rol të rëndësishëm në lidhjet kimike dhe kimi. |
AuthorFillonit Ibishi Archives
November 2017
Categories |